MAGAZINË /

VIDEO/ Frika nga luftërat apo sëmundjet, si po i fshehin miliarderët pasuritë në Alpet Zvicerane

Në Zvicër po ndërtohet një kompleks gjigant nëntokësor, i vendosur më shumë se 100 metra nën një masiv malor.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Frika nga luftërat apo sëmundjet, si po i fshehin

Pasiguria globale dhe frika nga krizat e mundshme po shtyjnë të pasurit e botës drejt zgjidhjeve gjithnjë e më të pazakonta për mbrojtjen e pasurive të tyre. Në Zvicër po ndërtohet një kompleks gjigant nëntokësor, i vendosur më shumë se 100 metra nën një masiv malor.

Sipas Daily Mail, personat që do të duan të kenë akses në këto ambiente duhet të paguajnë rreth 500 mijë paund, ekuivalent me më shumë se 580 mijë euro.

Projekti po zhvillohet nga kompania zvicerane Brünig Mega Safe, e cila planifikon të hapë deri në 25 hapësira të mëdha nëntokësore brenda masivit gëlqeror të Brünigut.

Ambientet janë konceptuar kryesisht për ruajtjen e pasurive të çmuara, si vepra arti, makina klasike, verëra, sende me vlerë dhe asete të tjera. Por kompania i sheh këto hapësira edhe si një lloj strehimi në rast të një krize të madhe apo fatkeqësie.

Punimet për gërmimin e ambienteve pritet të nisin në janar, ndërsa kompania synon që standardet e sigurisë të jenë të krahasueshme me ato të Bankës Kombëtare Zvicerane.

Hyrja, vetëm pas disa kontrolleve
Aksesi në kompleks nuk do të jetë i zakonshëm. Personat që do të kenë të drejtë të hyjnë do t’i nënshtrohen disa kontrolleve të njëpasnjëshme.

Presidenti i kompanisë, Thomas Gasser, ka deklaruar se vizitorët fillimisht do të duhet të kalojnë në një pikë të posaçme kontrolli dhe të dalin nga automjeti.

“Do të ketë disa kontrolle sigurie, të cilat padyshim nuk do t'i bëhen të ditura publikut”, është shprehur Gasser.

Projekti zviceran vjen në një kohë kur kërkesa për ambiente të sigurta dhe të izoluara po rritet mes njerëzve me pasuri të mëdha, të cilët kërkojnë të mbrojnë asetet e tyre nga pasiguritë dhe skenarët e krizave globale.

Klientët do të kenë akses 24 orë në objekt përmes një tuneli mjaftueshëm të madh për të akomoduar kamionë. Kompania thotë se ka nënshkruar tashmë kontrata qiraje 99-vjeçare me klientët dhe kasafortat e para pritet të jenë funksionale vitin e ardhshëm./Versus.al

 

 

Poll