
Erling Haaland ka bërë ndryshim drastik me pamjen e tij, duke prerë flokët e gjatë biondë, me të cilët është identifikuar gjatë viteve të fundit në Premier League.
Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, 26 vjeç, pas prerjes së flokëve, telefonoi disa prej miqve të tij të famshëm për të marrë reagimin e tyre të menjëhershëm.
Mes tyre ishte edhe ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimović, i cili reagoi në mënyrën e tij karakteristike, me humor dhe ironi.
Pas shikimit të pamjes së re të Haaland, Zlatan i tha: “Më blloko dhe ma fshi numrin.”
Reagimi i Ibrahimović ka shkaktuar të qeshura dhe është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ndërsa Haaland duket se e ka marrë me sportivitet ndryshimin e look-ut./Versus.al

