
Pamje të mrekullueshme të eklipsit të diellit janë fiksuar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit ku dielli duket se është zhytur mbi det, teksa Hëna kaloi përpara diskut të Diellit në momentet e perëndimit.
Fenomeni krijoi një pamje të veçantë në horizont, me Diellin që shfaqej pjesërisht i mbuluar nga Hëna, ndërsa po zhytej drejt vijës së horizontit.
Në Shqipëri, eklipsi u shfaq si fenomen i pjesshëm. Në pikun e tij, rreth 19% e diskut të Diellit u mbulua nga Hëna, duke ofruar një pamje të rrallë për ata që e ndoqën nga zona bregdetare.
Pamja e eklipsit mbi det, e kombinuar me dritën e perëndimit, krijoi një nga momentet më të veçanta të këtij fenomeni astronomik./Versus.al

