
Paris Saint-Germain ka hyrë përfundimisht në historinë e futbollit europian, duke fituar finalen e Champions League ndaj Arsenalit pas një serie dramatike penalltish. Skuadra franceze triumfoi me rezultatin 5-4 nga pika e bardhë, duke mbrojtur titullin dhe duke ngritur për herë të dytë radhazi trofeun më prestigjioz të futbollit për klube.
Paris est magique ❤️????#UCLfinal pic.twitter.com/Ja83Zd9vXh
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 30, 2026
Pas një finaleje të luftuar deri në sekondat e fundit, fituesi u vendos vetëm përmes penalltive. Për PSG-në shënuan Gonçalo Ramos, Désiré Doué, Achraf Hakimi dhe Lucas Beraldo, ndërsa një nga goditjet u prit.
Paris make history ???? #UCLfinal pic.twitter.com/5bqhPXnAkc
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 30, 2026
Nga ana tjetër, Arsenali realizoi me Viktor Gyökeres, Declan Rice dhe Gabriel Martinelli, por gabimet rezultuan fatale. Eberechi Eze nuk arriti të mposhtë portierin parisien, ndërsa Gabriel e dërgoi topin mbi traversë në penalltinë vendimtare, duke vulosur triumfin francez.
Suksesi i PSG-së konfirmon dominimin e klubit në arenën europiane. Një vit pas kurorëzimit të parë, skuadra pariziene arrin të mbrojë fronin dhe të shtojë një tjetër yll në historinë e saj, duke u bërë një nga ekipet më të suksesshme të momentit në futbollin kontinental.
Festë e madhe në kampin francez dhe zhgënjim i thellë për Arsenalin, që ishte shumë pranë trofeut, por u dorëzua në lotarinë e penalltive.

