MAGAZINË /

VIDEO/ Shuplaka ndaj kundërshtarit i kushton shtrenjtë Mesit, MLS e gjobit!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shuplaka ndaj kundërshtarit i kushton shtrenjtë Mesit, MLS e

Major League Soccer (MLS) ka gjobitur sulmuesin e Inter Miamit, Lionel Mesi, pas një incidenti në fushë me lojtarin e Philadelphia Union, Quinn Sullivan.

Ngjarja ndodhi në minutën e 101-të të ndeshjes, kur Mesi dhe Sullivan po shkëmbenin fjalë në mes të fushës. Në një moment, futbollisti argjentinas e goditi kundërshtarin me shuplakë në fytyrë.

MLS konfirmoi masën disiplinore ndaj Mesit, duke deklaruar se ai shkeli rregulloren e ligës që ndalon kontaktin fizik me kokën, qafën ose fytyrën e një kundërshtari.

Shuma e gjobës nuk është bërë ende publike, ndërsa mediat amerikane e kanë cilësuar atë si një penalizim relativisht të vogël në raport me të ardhurat e yllit të Inter Miamit.

Tags:

leo messi

Poll