
Mark Zuckerberg është një tifoz i flaktë i arteve marciale të përziera njohur ndryshe si ''MMA''.
Zuckerberg kohët e fundit bëri një stërvitje me Merab Dvalishvilin në një platformë lundruese në mes të një liqeni. Drejtori ekzekutiv i Meta-s ka disa vite që stërvitet, gjë që dëshmohet nga seanca e tij e lehtë me mbretin e peshave bantam të Ultimate Fighting Championship, ku ai realizoi disa goditje me grushte, shqelma në trup dhe madje edhe një rrëzim.
Zuckerberg ka krijuar miqësi të forta me disa luftëtarë të MMA-së, duke u stërvitur me emra si Alex Pereira, Alexander Volkanovski dhe Israel Adesanya, përveç Dvalishvilit. Gjatë seancës së tyre të fundit të sparingut në mes të liqenit, Zuckerberg madje e rrëzoi Dvalishvilin nga barka, përpara se gjeorgjiani t'ia kthente nderin duke e hedhur miliarderin amerikan në liqen. Versus.al

