
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar.
Takimi është planifikuar për 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar shqiptarët në SHBA për takimin.
Sipas tij, aktiviteti do të mbledhë shqiptarë nga New York, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut dhe zona të tjera.
“Freedom Works ???????????????? Shihemi të dielën, datë 6, ora 11AM, në takimin me shqiptarët e Amerikës, komunitetin tonë në New York, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut, etj.”, shkroi Këlliçi.
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Berisha pritet të marrë pjesë edhe në Konventën e Partisë Republikane, që do të zhvillohet në Dallas, Teksas.
Vizita e kreut të PD-së në SHBA vjen në kuadër të takimeve politike dhe kontakteve me komunitetin shqiptar në diasporë./Versus.al

