POLITIKË /

Berisha kundër shtetit sovran bektashi në Tiranë: Antikushtetues dhe antikombëtar

Berisha tha se Partia Demokratike e ka kundërshtuar projektin që prej vitit 2024, duke argumentuar se krijimi i një entiteti të tillë bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin laik të shtetit shqiptar.

Shkruar nga Versus
Berisha kundër shtetit sovran bektashi në Tiranë: Antikushtetues
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër projektit për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”.

Berisha tha se Partia Demokratike e ka kundërshtuar projektin që prej vitit 2024, duke argumentuar se krijimi i një entiteti të tillë bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin laik të shtetit shqiptar.

“PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD-së, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi projektin edhe si një nismë “kundër bektashizmit shqiptar”, duke vlerësuar rolin historik të këtij komuniteti në çështjen kombëtare.

“Ky është një akt në radhë të parë kundër bektashizmit shqiptar, i cili ka qenë dhe është një shtyllë e vërtetë e atdhetarisë”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha argumentoi se krijimi i një entiteti të tillë mund të nxisë përçarje fetare në vend.

“Kjo aventurë, e cila, siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli”, tha Berisha./Versus.al

Poll