POLITIKË /

"Besa" dhe "Prania besnike"/ Rama mbledh sot në Sauk ministrat dhe drejtuesit politikë

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë kalendari i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”.

Shkruar nga Versus

"Besa" dhe "Prania besnike"/ Rama mbledh sot në Sauk

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot rreth orës 13:00 në Sauk ekipin e “Besës” dhe “Pranisë Besnike”, ku do të jenë të pranishëm ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë.

Mbledhja zhvillohet një javë pas takimit të mëparshëm, ku u diskutua për nisjen e sezonit të ri politik dhe organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në territor.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë kalendari i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”.

Ndërkohë, në Partinë Socialiste ka nisur të diskutohet edhe gara për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027.

Mes emrave të përfolur është Ogerta Manastirliu, e cila u propozua nga Edi Rama në shtatorin e kaluar. Ndërkohë, sipas raportimeve, në garë është shfaqur edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili është vetëofruar për të kandiduar për drejtimin e kryeqytetit.

Mbledhja e sotme pritet të shërbejë për përcaktimin e prioriteteve politike dhe organizative të socialistëve në kuadër të sezonit të ri politik./Versus.al

Poll