
Kryeministri Edi Rama sot në orën 12:00 do të mbajë një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtues politikë të PS në Sauk në vendin që njihet si “Vila e Kuqe”.
Mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë bilanci i takimeve nga nisma “Prania Besnike” që nisi javën e kaluar me takime ballë për ballë me qytetarët.
Dje kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se takimet do të jenë çdo të premte në orën 17:00. Versus.al

