POLITIKË /

Demokratë e socialistë bashkë kundër planit të PS për shkrirjen e bashkive, Këlcyra e Klosi rrëzojnë draftin

Shkruar nga Versus

Demokratë e socialistë bashkë kundër planit të PS

Propozimi i PS për Reformën Territoriale me shkrirjen e 15 bashkive, ka kthyer kundër socialistëve edhe vetë këshilltarët e tyre bashkiakë në bashkitë përkatëse. Sot këshilli bashkiak i Këlcyrës refuzoi unanimisht draftin e dërguar nga qeveria për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin e saj në varësi të bashkisë Përmet.

Njëjtë ndodhi edhe në bashkinë e Klosit ku këshilltarët të gjithë së bashku refuzuan shkrirjen e bashkisë dhe kalimin nën varësinë e Matit.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryepleqtë e 9 fshatrave të Fushë Arrëzit u mblodhën për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë me atë të Pukës. Versus.al

Poll