POLITIKË /

Ditë më parë protestuan kundër "Territoriales", Rama shkon në një festë në Selenicë

Pavarësisht paralajmërimeve se do hidhnin poshtë kartat e PS, banorët e zonës e kanë mirëpritur Ramën.

Shkruar nga Versus

Ditë më parë protestuan kundër "Territoriales",

Vlorë- Në fshatin Vajzë të Selenicës, u zhvillua mbrëmjen e sotme festivali ‘Vajza Fest’ aktivitet i kthyer në traditë për zonën. 

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i ulur në rreshtin e parë, për të ndjekur nga afër aktivitetet kulturore. Ndërsa shihet një moment kur disa qytetarë afrohen për ta takuar. 

Të pranishëm ishin edhe kreu i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Selenica u ngrit në protestë kundër propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë dhe banorët e konsideruan këtë si një "thikë pas shpine" duke paralajmëruar se do hidhnin poshtë edhe kartat e anëtarësisë së PS. Versus.al

Poll