
Kryeministri Edi Rama i cili prej disa ditësh ndodhet me pushime në jug të vendit ka publikuar në rrjetet sociale 4 fjalë të cilat sipas tij përmbledhin kuptimin e dokumentit ‘’Besa’’.
“Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”- janë fjalët e shkruara nga kryeministri i cili gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar dhe deputetët e prezantoi dokumentin si qasje të re për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet.

Pasi qytetarët vijuan me protestat e tyre masive, kryeministri Edi Rama i cili pati teori të ndryshme mbi këtë ‘revoltë’, në fund tha se njerëzit kishin të drejtë dhe e drejtoi gishtin tek administrata që sipas tij duhet të afrohet më shumë me qytetarët. Versus.al

