POLITIKË /

''E quan sylesh'', Berisha: Niko Peleshi, viktima e parë e komisionit 'Balla'! Nuk postoi kundër protestës në rrjete

Shkruar nga Versus

''E quan sylesh'', Berisha: Niko Peleshi, viktima e

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeparlamentari Niko Peleshi mund të jetë ''viktima e parë'' e Ramës përsa u takon atyre të cilëve nuk kanë postuar mjaftueshëm në rrjetet sociale kundë protestës.

Berisha tha se Peleshi do të zëvendosohet nga Balla pasi ky i fundit është më aktivi në rrjetet sociale me postimet kundër protestës së qytetarëve. 

“Ndërkohë, panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet Komisioni Balla. Komisioni Balla është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës, për të identifikuar ata, të cilët nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare dhe flamingove pra.

Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij.

Me kryetarin e komisionit të vëzhgimit të rrjeteve sociale të nomenklaturës socialiste. A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh”, tha Berisha. Versus.al

Poll