POLITIKË /

Etiketimet si "tradhtar", Rama iu përgjigjet kritikëve për Kosovën: E quaj sukses kur shfryni urrejtjen ndaj meje

Rama iu referua komenteve në rrjetet e tij sociale pas reagimit të djeshëm mbi deklaratat nga Serbia për lumin Ibër.

Shkruar nga Versus

Etiketimet si "tradhtar", Rama iu përgjigjet kritikëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në kuadër të tensioneve të shkaktuara mes Serbisë e Kosovës pas deklaratave të Vuçiç për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Rama tha se e kosnideron "sukses" kur nacionalistët i sulen me komente nëpër rrjete sociale duke e konsideruar si "tradhtar". 

Postimi i plotë i Ramës:

Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës.

Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal.

Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër.

Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut.

Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit. Versus.al

Poll