POLITIKË /

''Çfarë saktësie'', Balla del bllof me videon e shuarjes së zjarrit, pamjet ishin filmuar në SHBA

Shkruar nga Versus

''Çfarë saktësie'', Balla del bllof me

Ditën e djeshme, deputeti socialist Taulant Balla publikoi një video në rrjetet sociale të disa helikopterëve që fiknin zjarre duke e paraqitur sikur të ishin pamje nga Shqipëria.

‘’Çfarë saktësie’’- shkroi Balla bashkangjitur me videon.

Por në fakt rezultoi se videoja ishte publikuar 4 javë më parë dhe ishte filmuar në Ohio të SHBA.

Të menjëhershme ishin reagimet në postimin e Ballës duke e akuzuar këtë të fundit se po bënte gjithçka për të propaganduar gjëra që nuk ekzistojnë. Versus.al

Poll