
Arjan Konomi, opinionist në disa programe televizive dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Alfred Moisiu për mediat ka rrëfyer së fundmi një episod të pazakontë të përballjes me kryeministrin Edi Rama në fshatin Vuno të Himarës.
Sipas tij, përplasja ka nisur sepse policia kishte gjobitur disa makina në rrugët e fshatit, ndërsa eskorta që shoqëronte kryeministrin teksa pinte kafe, kishte bllokuar gjithë zonën ku nuk lejohej parkimi.
Konomi pretendoi se ai kishte nisur të filmonte një video teksa i kërkonte llogari kryeministrit për situatën e krijuar, bashkëshortja e kryeministrit i ishte kthyer ashpër dhe më pas gardistët dhe forcat ''Shqiponja'' e shoqëruan në komisariat dhe i fshinë videon.

