POLITIKË /

Hyrja në “Bllok” si në kohën e komunizmit?! Erion Braçe: Mos hajdeni, do jetë dhe me tarifë

Deputeti Erion Braçe u bën apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin zonën gjatë kësaj periudhe, nëse nuk kanë arsye të kalojnë aty

Shkruar nga Versus

Hyrja në “Bllok” si në kohën e komunizmit?! Erion

Zona e ish-Bllokut pritet të jetë e kufizuar, madje me tarifë për parkimin.

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar përmes një video-mesazhi se pas përfundimit të punimeve, Blloku do të kthehet në një hapësirë pedonale.

“Harrojeni xhiron me makinë në Bllok! Tani po punohet dhe është kështu. Por do bëhet pedonale dhe do jetë prapë kështu! Madje do jetë edhe shtrenjtë!”, shkruan Braçe.

Deputeti u bën apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin zonën gjatë kësaj periudhe, nëse nuk kanë arsye të kalojnë aty.

“Ndaj shmangeni Bllokun nëse nuk jeni banorë apo këmbësorë!”, përfundon Erion Braçe në reagimin e tij.

Punimet në zonën e Bllokut pritet të ndryshojnë mënyrën e qarkullimit dhe përdorimit të hapësirës, me synimin për t’i dhënë zonës karakter më të theksuar këmbësor dhe publik./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

Poll