POLITIKË /

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkoi kohë për konstituimin, opozita e godet me vezë

Kurti kërkoi kohë për të arritur marrëveshje për emrin e presidentit dhe më pas të propozonte emrin për kryeparlamentar.

Shkruar nga Versus

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkoi kohë për

Sot Kuvendi i Kosovës u mblodh sërish për seancën e konstituimit të drejtuar nga deputeti më i moshuar, Avni Dehari. Ai ftoi kryeministrin Albin Kurti që të jepte propozimin për kryeparlamentar.

Por Kurti ashtu si ditën e djeshme tha se akoma nuk kishte arritur një marrëveshje për emrin e presidentit në mënyrë që të evitoheshin sërish zgjedhjet e parakohshme dhe për këtë arsye kërkoi më shumë kohë për të dhënë një propozim për kryeparlamentar.

“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet kërkojmë më shumë kohë”, tha Kurti.

Në këtë moment në Kuvend pati tensione nga ana e opozitës që shprehu pakënaqësi për situatën. Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka goditur me vezë Kurtin dhe seanca u ndërpre. Versus.al

 

Poll