Politikanët shqiptarë prej javësh po shijojnë pushimet në bregdetin e vendit për t’u përgatitur për një tjetër sezon të ri politik në krye të funksioneve të tyre.
Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha ka zbuluar se ndodhej me pushime në të njëjtin vend me ministrin e Bujqësisë Andis Salla.
Të dy shihen teksa luajnë shah, ndërsa në sfond janë edhe 2 komerdare plazhi në formë flamingo. Por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi me të cilin Disha ka shoqëruar foton duke e paralelizuar lojën e shahut me jetën e vërtetë.
“Dy pushtete, një tavolinë dhe shumë strategji… pjesa tjetër është thjesht lojë”- shkruan ai. Versus.al


