Pas rreth 7 orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Në fokus të takimit ka qenë dokumenti “Besa”, ndërsa diskutimet janë përqendruar te mënyrat se si ai mund të përmirësohet, me synimin për të ndërtuar një alternativë më të mirë qeverisëse për qytetarët.
Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë opinionet e tyre mbi bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror dhe atij vendor, me qëllim përshpejtimin e punës dhe rritjen e efikasitetit.
Pas përfundimit të mbledhjes, drejtuesit e PS-së janë drejtuar për darkë në një restorant, ku pritet t’u bashkohen edhe drejtues të kabinetit qeveritar./Versus.al

