POLITIKË /

"Me Diellën dhe Mirelën përpara", Rama nis ditën e dytë të “maratonës” në Pogradec

Në ditën e dytë të takimit, ministrat vijojnë raportimet për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, ndërsa në fokus janë edhe prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Shkruar nga Versus

"Me Diellën dhe Mirelën përpara", Rama nis ditën e

Rama publikon videon nga Pogradeci: “Dita II e maratonës përgatitore” me ministrat
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Pogradeci, ku po zhvillohet dita e dytë e mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

“Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore”, shkruan Rama në postimin e tij, të shoqëruar me video.

Në ditën e dytë të takimit, ministrat vijojnë raportimet për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, ndërsa në fokus janë edhe prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Takimi në Pogradec është konceptuar si një proces analize dhe përgatitjeje për vijimin e punës së qeverisë.

Gjatë ditës së parë, Rama u kërkoi drejtuesve politikë të analizojnë pakënaqësitë e qytetarëve në bashkitë e drejtuara nga socialistët, si dhe të rrisin komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Mbledhja pritet të shërbejë edhe për përcaktimin e prioriteteve të qeverisë për vitin e dytë të mandatit të katërt.

Poll