POLITIKË /

‘Mos u merrni me hundën time’, Rama: S’ka lidhje me drogën, trupi im do e mbaj këtë shenjë gjithë jetën!

Shkruar nga Versus

‘Mos u merrni me hundën time’, Rama: S’ka lidhje me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve dhe sulmeve që lidhen me pamjen e tij, duke iu referuar edhe asimetrisë së hundës, të cilën e cilësoi si një shenjë të përhershme në trupin e tij.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se algoritmet dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në mënyrën se si zhvillohet debati politik në Shqipëri, duke ironizuar komentet që lidhen me pamjen e tij fizike.

Kryeministri Rama: Ka njerëz që merren me hundën time, merren me këtë asimetrinë këtu, falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale të atyre që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit e drogës. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjithë jetën, nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu, ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu.

Sepse edhe këtë gjurmë nuk e kam nga ndonjë arsye tjetër, por sepse edhe kur s’kisha asgjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejtë. Doja një vend që të mos i bënte bijtë e vet që të ulnin kokën. Është pikërisht për këtë vend që unë mbaj edhe këtë gjurmën këtu. Nuk ju vë faj juve që i bëni thirrje hundës time, duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë. Unë s’jam këtu për të treguar historinë time. Nëse ka një histori që unë një ditë mund ta tregoj, është historia e gjërave që nuk arrita të bëj dot. Të tjerat janë aty dhe do të jenë aty, quhet Heritiç, do flasim.Versus.al

Tags:

edi rama

Poll