
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për shtyo u tha gazetarëve se sondazhet e reja e paraqesin PS-në me rënie deri në 29% të elektoratit.
Berisha tha se bëhet fjalë për sondazhe që janë kryer nga vetë socialistët dhe se figura e Ramës ka pësuar rënie pëlqyeshmërie nën nivelin e partisë.
“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.
Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”- u shpreh Berisha. Versus.al

