
Sot në mbështetje të protestës së banorëve të Fushë Arrëzit kundër shkrirjes me bashkinë e Pukës, ishte edhe Paulin Luli, ish-kandidati i PS për zgjedhjet parlamentare të 2017 në Shkodër.
Luli u kërkoi ndjesë banorëve që ka kërkuar votën për Ramën duke thënë se kryeministri nuk e meriton të votohet. Më tej ka pretenduar se gjatë kohës që kishte mbajtur postin e drejtorit në një institucion i ishte kërkuar të firmoste kundra ligjit, por nuk kishte pranuar dhe kishte dhënë dorëheqjen.
‘’Ju kërkoj ndjesë që ju kam kërkuar votën për Edi Ramën. Ky nuk e meriton votën e këtij populli. Nëse ka një tradhtar, është Edi Rama nuk jam unë. Isha drejtor i përgjithshëm, por kur më kërkuan të firmosja për ta e të shkoja në burg, kam dhënë dorëheqjen. Nuk jam në interesat e këtyre që duan të shesin Shqipërinë e ta zaptojnë. Jam për meritokraci. Nuk ka parti, ka dinjitet, ka atdhedashuri, ka vendlindje. Prandaj dua t’ju dëgjoj të bërtisni me zë të lartë: poshtë qeveria e korruptuar bashkë me Edi Ramën. Jep dorëheqjen Edi Rama’’- tha Luli. Versus.al


