POLITIKË /

Ndryshimet ligjore/ Presidenti, kryeministri dhe ministrat akomodim në hotele me 5 yje. Ja si do të jetë protokolli për deputetët dhe administratën

Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi në fund të korrikut, përcakton kategoritë e akomodimit, mënyrën e pagesës së udhëtimit dhe hotelit, si dhe masën e dietave ditore për çdo kategori zyrtari.

Shkruar nga Versus

Ndryshimet ligjore/ Presidenti, kryeministri dhe ministrat akomodim në

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për shpenzimet e zyrtarëve të lartë dhe punonjësve të administratës publike gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi në fund të korrikut, përcakton kategoritë e akomodimit, mënyrën e pagesës së udhëtimit dhe hotelit, si dhe masën e dietave ditore për çdo kategori zyrtari.

Sipas rregullores së re, Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri dhe ministrat do të akomodohen në hotele me pesë yje.

Në hotele me katër yje do të qëndrojnë deputetët, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm. Ndërsa punonjësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në hotele me tre yje.

Një përjashtim parashikohet për efektivët e Gardës së Republikës që shoqërojnë personalitetet shtetërore. Për arsye sigurie, ata mund të qëndrojnë në të njëjtin hotel me zyrtarin që ruajnë, pavarësisht kategorisë së hotelit.

Sa janë dietat ditore?
Vendimi përcakton edhe shumën që përfitojnë zyrtarët për shpenzimet ditore gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit: 120–150 euro në ditë
Zëvendëskryeministri dhe ministrat: 80–120 euro
Deputetët, zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm: 70–80 euro
Drejtorët e përgjithshëm dhe ambasadorët: 50–60 euro
Nëpunësit e tjerë të administratës publike: 45–55 euro në ditë
Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e mbulimit të shpenzimeve. Biletat e udhëtimit dhe akomodimi në hotel do të rezervohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga institucioni përkatës.

Ndërkohë, zyrtarëve do t’u transferohet në llogarinë bankare, përpara nisjes, vetëm shuma e përcaktuar për shpenzimet ditore.

Rregullorja e re synon të përcaktojë në mënyrë më të detajuar mënyrën e menaxhimit të fondeve publike gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit./Versus.al

 

Poll