POLITIKË /

Pas takimit me drejtuesit politikë të PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec

Pas drejtuesve politikë të PS-së, Rama do të zhvillojë sot në Pogradec takimin me ministrat, ku pritet të përcaktohen edhe prioritetet e qeverisë për sezonin e ri politik.

Shkruar nga Versus

Pas takimit me drejtuesit politikë të PS, Rama mbledh sot ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pas takimit me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Takimi zhvillohet në formatin e “retreat”-it qeveritar, një mbledhje joformale që Rama e ka kthyer në traditë në nisje të sezonit të ri politik, pas pushimeve verore.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë bilanci i punës së ministrive, si dhe objektivat dhe prioritetet për periudhën në vijim të mandatit të ri qeverisës.

Takimi i ministrave vjen një ditë pas mbledhjes së Ramës me drejtuesit socialistë, ku diskutimet u përqendruan te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, të prezantuara nga kryeministri në fund të korrikut.

Këto dokumente synojnë të përcaktojnë një qasje të re të Partisë Socialiste gjatë mandatit të ri qeverisës./Versus.al 

Poll