POLITIKË /

PD kërkon seancë për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt

Shkruar nga Versus

PD kërkon seancë për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e

 Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka kërkuar sqarime zyrtare lidhur me drejtimin aktual të Bashkisë së Tiranës, pas raportimeve për shkarkimin për herë të dytë të Anuela Ristanit nga detyra.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak, Zhulali kërkon që të bëhet publike shkresa e shkarkimit dhe të përcaktohet se kush e drejton aktualisht bashkinë.

Këshilltarja e PD-së kërkon gjithashtu të sqarohet se kush ka autoritetin për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative në emër të Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Zhulali kërkon të dijë nëse firma e tij vijon të njihet si vullnet legjitim vendimmarrës dhe mbi çfarë baze ligjore.

Krahas situatës institucionale, Zhulali ka ngritur shqetësimin edhe për krizën e paralajmëruar në transportin publik të kryeqytetit.

Ajo kërkon informacion mbi arsyet e vështirësive financiare të operatorëve të transportit, negociatat e zhvilluara nga bashkia dhe masat që po merren për të shmangur reduktimin e numrit të autobusëve në qarkullim.

Zhulali kërkon që Këshilli Bashkiak të informohet zyrtarisht për situatën dhe për masat që do të ndërmerren për garantimin e funksionimit normal të administratës dhe transportit publik në Tiranë.

Poll