POLITIKË /

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja: Nëse qytetarët nuk e duan, edhe unë jam kundër

Shkruar nga Versus

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja:

Disa ditë pasi administrata e bashkisë Klos bojkotoi punën në shenjë proteste për propozimin e PS që përmbante shkrirjen e bashkisë me atë të Matit, edhe kryebashkiakja Valbona Kola ka shprehur qëndrimin e saj.

Ajo tha se tanimë që propozimi i PS ka mbërritur zyrtarisht, ka 60 ditë kohë për konsultime dhe dëgjesa publike deri në daljen e një përfundimi.

‘’Përpara dy ditësh ka ardhur propozimi i deputetëve të mazhorancës për Reformën Territoriale. Ky propozim ka afat kohor prej 60 ditësh që do të trajtohet nga të gjitha institucionet. Brenda këtyre 60 ditëve kemi kohën e mjaftueshme për të bërë dëgjesa publike në çdo cep të territorit. Do shprehemi edhe me shkrim ndaj institucioneve kompetente’’ - tha Kola.

Më tej ajo theksoi se qëndrimi i saj do të ishte në përputhje me atë të shumicës së qytetarëve që përfaqëson si kryebashkiake e Klosit.

‘’Unë dua t’ju bëj me dije si e zgjedhur se karrigia e kryetarit të bashkisë nuk është e instaluar për një person dhe interesa personale. Kryetari i bashkisë është shërbëtor i komunitetit që e ka votuar. Karrigia e bashkisë është e qytetarëve. Unë si e zgjedhur do të jem me mendimin e qytetarëve, nëse ata do jenë pro, edhe unë do jem pro, nëse ata do jenë kundër, edhe unë do jem kundër’’ - shtoi Kola. Versus.al

Poll