POLITIKË /

Protestuesit bënë thirrje për protesta para PS-së, ndryshon vendi i takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat

Burime pranë PS-së bëjnë me dije se takimi, i planifikuar për orën 17:30, pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Shkruar nga Versus

Protestuesit bënë thirrje për protesta para PS-së,  ndryshon

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe ministrat e Partisë Socialiste nuk do të zhvillohet sot në selinë rozë, siç ishte njoftuar më herët.

Burime pranë PS-së bëjnë me dije se takimi, i planifikuar për orën 17:30, pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Vendimi për ndryshimin e vendndodhjes vjen pas thirrjeve të bëra një ditë më parë gjatë protestës, ku pjesëmarrësit u ftuan të mblidhen sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë protestës u bë gjithashtu thirrje për përdorimin e vezëve ndaj drejtuesve politikë dhe ministrave socialistë, në një skenar të ngjashëm me protestat e zhvilluara në fund të korrikut përpara Parlamentit.

Përballë këtyre zhvillimeve, drejtuesit e Partisë Socialiste kanë vendosur të mos e zhvillojnë mbledhjen në selinë e PS-së, ndërsa Pallati i Brigadave pritet të jetë vendi ku Rama do të zhvillojë takimin e orës 17:30.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar./Versus.al

Poll