
Përveçse problemeve nga më të ndryshmet duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, qytetarëve shqiptarë në zona të ndryshme të vendit, u duhet të përballen edhe me arrogancën e pashembullt të drejtuesve të tyre vendorë.
Një rast konkret është ai i kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbana i cili shqetësimit të një qytetari për mungesën e furnizimit me ujë, nuk i përgjigjet me zgjidhje, por me 'paralajmërim'.
Ndërsa qytetari i shkruan se nuk kanë ujë në shtëpi dhe se po lahen me kazanë, kryebashkiaku e paralajmëron me një gjuhë ''gangsterësh'' duke iu përgjigjur si më poshtë: ''flit mire o miko se sje tu fol me ato qe je msu... ah ske faj ti mer xhaxh se e di un ca do ti''.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi një monitorim i thjeshtë në faqen e Arbanës, tregon sërish arrogancën e pashembullt në komunikimin ndaj qytetarëve. Një artikulim i tillë nuk është i pranueshëm për një qytetar të thjeshtë, e jo më pastaj kur bëhet fjalë për një kryebashkiak që supozohet të mos merret me komente në rrjete sociale e të paralajmërojë qytetarët, por t'u shërbejë pa dallim e pa ndasi partiake. Versus.al

