POLITIKË /

Rama mbledh ministrat me 24 gusht, Gonxhja: Kryeministri vendos për kabinetin. Protestat në shtator nuk më trembin

Gonxhja tha se takimet e qeverisë shërbejnë për të analizuar situatën dhe performancën e miave, ndërsa theksoi se vendimi për qëndrimin e secilit në kabinet i takon kryeministrit.

Shkruar nga Versus

Rama mbledh ministrat me 24 gusht, Gonxhja: Kryeministri vendos për

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar diskutimet për një rifreskim të mundshëm të kabinetit qeveritar, pas retreat-it të qeverisë.

Gonxhja tha se takimet e qeverisë shërbejnë për të analizuar situatën dhe performancën e miave, ndërsa theksoi se vendimi për qëndrimin e secilit në kabinet i takon kryeministrit.

“Besoj që aty duhnistret të ketë raportim nga të gjithë ne. Pastaj nuk diskutohet që kryeministri merr qëndrimin e vet. Ne jemi të mandatuar nga kreu i qeverisë dhe jemi atje në një bashkërrugëtim, sipas detyrave që kemi dhe performancës që kemi”, u shpreh Gonxhja në një intervistë për A2 CNN,.

I pyetur nëse e shqetëson mundësia e rikthimit të protestave masive në shtator, ministri tha se nuk e tremb një skenar i tillë, por shprehu shqetësim për keqpërdorimin e energjisë qytetare.

“Nuk më tremb fare si ide. Mua më shqetëson kur kjo energji investohet gabim dhe kur keqpërdoret”, deklaroi ai.

Gonxhja u ndal edhe te fenomeni i keqinformimit, duke argumentuar se qytetarët duhet të jenë më vigjilentë dhe kritikë ndaj lajmeve që konsumojnë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur në skenën politike shqiptare po diskutohet mundësia e ndryshimeve në kabinet dhe rikthimi i protestave gjatë muajit shtator./Versus.al

Poll