POLITIKË /

Rama mbledh qeverinë në Pogradec më 24-25 gusht, ministrat do të raportojnë për sezonin turistik

Retreat-i do të shërbejë gjithashtu për përcaktimin e prioriteteve të qeverisë për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës

Shkruar nga Versus

Rama mbledh qeverinë në Pogradec më 24-25 gusht, ministrat do

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një retreat dyditor në Pogradec, më 24 dhe 25 gusht, në prag të nisjes së sezonit të ri politik.

Sipas raportimeve të A2 CNN, gjatë takimit ministrat do të paraqesin bilancin e punës së bërë gjatë muajve të fundit, me fokus të veçantë te menaxhimi dhe situata gjatë sezonit turistik.

Retreat-i do të shërbejë gjithashtu për përcaktimin e prioriteteve të qeverisë për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës. Në mbledhje pritet të diskutohen objektivat dhe sfidat që do të shoqërojnë qeverinë në sezonin e ri politik.

Ndërkohë, socialistët kanë pasur si detyrë të lexojnë librat “Besa” dhe “Prania Besnike”, me synimin që mesazhet e tyre të reflektohen në qasjen politike gjatë periudhës së ardhshme.

Mbledhja në Pogradec është pjesë e traditës së përvitshme të kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të pushimeve verore, ku kabineti analizon punën e bërë dhe përcakton prioritetet për muajt në vijim./Versus.al

Poll