POLITIKË /

Rama mbledhje dy ditore me ministrat në Pogradec, në 'sitë' bilanci dhe prioritetet për vitin e 14-të qeverisës

Pas këtij takimi, Rama pritet të mbledhë asamblenë socialiste.

Shkruar nga Versus

Rama mbledhje dy ditore me ministrat në Pogradec, në

Qeveria do të zhvillojë një mbledhje dy ditore në Pogradec gjatë të dielës dhe të hënës për të bërë bilancin e punës për secilën ministri dhe për të vendosur prioritetet e vitit të dytë të mandatit të katërt qeverisës. 

Takime të illa Rama i ka mbajtur rregullisht pas pushimeve verore me ministrat. Ndërsa pas këtij takimi, pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.

Mbledhja vjen pas një sezoni të vështirë politik me rreth 3 muaj protesta ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama i cili tanimë ka hyrë në vitin e 14-të qeverisës. Versus.al

Poll