POLITIKË /

Rama nxori jashtë 2 drejtues të bashkive, kryebashkiaku i Divjakës "i del në krah": Po i ndërprisnin fjalën

Sipas Gorreas, kryebashkiakët u treguan të nxituar gjatë mbledhjes dhe prandaj kryeministri i nxorri jashtë.

Shkruar nga Versus

Rama nxori jashtë 2 drejtues të bashkive, kryebashkiaku i

Josif Gorrea, kryebashkiaku i Divjakës ka dhënë detaje nga takimi i mbajtur ditën e djeshme në Kuç të Vlorës ku kryeministri Edi Rama thuhet se nxorri jashtë mbledhjes 2 krerë të bashkive për shkak të debateve.

Gorrea i cili që pas lajmit se Divjaka do shkrihej si bashki me Lushnjën, doli në protesta, mbajti sërish krahun e Ramës duke thënë se ishte i detyruar të nxirrte jashtë kryebashkiakët sepse po e ndërprisnin.

“Kryeministri e la të hapur bisedën që secili të shprehte mendimin e tij. Por disa kryetarë pak të nxituar, të emocionuar ia ndërprisnin fjalën sikurse ka ndodhur edhe këtu tek ne. Dhe u detyrua në një moment që ndodhi ajo që ndodhi, që keni dëgjuar në lajme. Nuk dua të mbroj ndonjë, por po them atë që ndodhi. Qëndrimi im ka qenë ai i ditës së parë, edhe në këtë takim e mbrojta shumë idenë se bashkia duhet të qëndrojë”- tha Gorrea i cili më herët e ka konsideruar planin e PS si “thikë pas shpine”. Versus.al

 

Poll