POLITIKË /

Rama pas mbledhjes me deputetët: “Prania Besnike” në çdo territor, ndryshime ligjore për “PasqyrAlbania”

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se një nga çështjet kryesore ishte kalendarizimi i nismës “Prania Besnike” në të gjithë territorin, me synim forcimin e pranisë në terren.

Shkruar nga Versus
Rama pas mbledhjes me deputetët: “Prania Besnike” në
Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku janë diskutuar prioritetet e punës për sezonin e ri politik.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se një nga çështjet kryesore ishte kalendarizimi i nismës “Prania Besnike” në të gjithë territorin, me synim forcimin e pranisë në terren.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe mekanizmat e rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve, të cilët sipas kryeministrit synojnë përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike në nivel qendror dhe vendor.

Rama njoftoi gjithashtu se do të hartohen ndryshime ligjore për “PasqyrAlbania”, me qëllim që platforma të bëhet funksionale.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte progresi i nismës së integruar “Shqipëria Sociale”.

Për këtë nismë, kryeministri bëri të ditur se në muajin nëntor do të zhvillohet një Konferencë e Posaçme Kombëtare.

Postimi i kryeministrit Rama: 

Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për ta kthyer PasqyrAlbania në ligj.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.Versus.al

 

 

Tags:

edi rama

Poll