POLITIKË /

Rifreskim të administratës dhe ndryshim në komunikimin e ministrave, zbardhen detaje nga takimet e Ramës me kabinetin në Pogradec

Rama ka kërkuar që të ketë më shumë vëmendje ndaj mënyrës së paraqitjes së tyre në daljet publike dhe në media.

Shkruar nga Versus

Rifreskim të administratës dhe ndryshim në komunikimin e

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot takimet në Pogradec me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS, ku në fokus ka qenë puna e bërë deri tani, arritjet dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Gjatë diskutimeve, ministrat kanë raportuar mbi punën e tyre dhe objektivat për vitin e ardhshëm, ndërsa Rama ka ndërhyrë duke vendosur disa prioritete për administratën dhe qeverisjen.

Sipas burimeve, kryeministri ka kërkuar rifreskimin e administratës shtetërore, me synim përmirësimin e performancës dhe funksionimit të saj.

Një tjetër kërkesë e Ramës ka qenë puna për dokumentin strategjik “Besa”, i cili pritet të shërbejë si një prej pikave të rëndësishme të punës së qeverisë.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu edhe komunikimi publik i ministrave. Rama ka kërkuar që të ketë më shumë vëmendje ndaj mënyrës së paraqitjes së tyre në daljet publike dhe në media.

Mbledhja në Pogradec zhvillohet prej dy ditësh dhe pritet të përmbyllet këtë pasdite.

Në orën 17:00, kryeministri Edi Rama pritet të bëjë një përmbledhje të diskutimeve dhe konkluzioneve të mbledhjes, duke prezantuar edhe drejtimet kryesore të punës së kabinetit për periudhën e ardhshme./Versus.al

Poll