
Senati Amerikan ka konfirmuar gjeneralin në pension Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri.
Tanimë pritet edhe firma formale e presidentit Donald Trump i cili e kishte propozuar vetë emrin e Wendt si ambasador. Ish-gjenerali u konfirmua si ambasador i ri në Tiranë me 50 vota pro dhe 44 vota kundër.
Prej tre vitesh, ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador që prej largimit të Yuri Kim në vitin 2023.
Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Versus.al

