POLITIKË /

Sezoni i ri politik/ Rama mbledh sot në selinë e PS ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe

Takimi do të zhvillohet në orën 17:30 në selinë rozë dhe vjen pas mbledhjes dyditore të zhvilluar në Pogradec

Shkruar nga Versus

Sezoni i ri politik/ Rama mbledh sot në selinë e PS ministrat dhe

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:30 në selinë rozë dhe vjen pas mbledhjes dyditore të zhvilluar në Pogradec, si dhe mbledhjes së qeverisë të mbajtur një ditë më parë.

Në fokus të takimit pritet të jetë organizimi i punës politike në qarqe. Rama pritet t’u përcaktojë drejtuesve politikë udhëzimet për vijimin e angazhimeve në zonat e tyre elektorale.

Pas takimit në selinë e PS-së, drejtuesit politikë pritet të nisin një seri takimesh në qarqet ku janë caktuar për të drejtuar aktivitetin politik të socialistëve./Versus.al

Poll