POLITIKË /

Sezoni i ri politik, Rama mbledh të premten në selinë rozë ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në qarqe

Takimi do të zhvillohet të premten në orën 17:30, pak ditë pas mbledhjeve dyditore në Pogradec

Shkruar nga Versus

Sezoni i ri politik, Rama mbledh të premten në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama do të vijojë takimet me drejtuesit e Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, pas mbledhjeve të zhvilluara për dy ditë në Pogradec.

Të premten, në orën 17:30, Rama pritet të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi zhvillohet pak ditë pas diskutimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në fokus ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Gjatë takimeve në Pogradec, kryeministri kërkoi që shqetësimet e qytetarëve të vendosen në krye të axhendës së punës. Ministrave iu kërkua që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prezencë në terren.

Qasja e re e PS-së ndaj qytetarëve është reflektuar edhe në dy dokumentet e partisë, "Besa" dhe "Prania Besnike".

Mbledhja e së premtes pritet të fokusohet në vijimin e kësaj qasjeje dhe në organizimin e punës së ministrave dhe drejtuesve politikë në qarqe./Versus.al 

Poll