
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se përplasja e ndodhi mbrëmjen e djeshme për disa sekonda në protestë, lidhet me banda të cilat sipas tij po sulmojnë protestuesit paqësor.
Ai vijoi më tej duke deklaruar se këto banda drejtohen nga kreu i PSD Tom Doshi për cilin tha se po përdoret si “mish për top” nga kryeministri Edi Rama njëjtë si në protestën e 21 janarit.
''Dua të dënoj me forcë bandat e Edi Ramës që nëpërmjet Tom Doshit sulmojnë flamingot, protestuesit paqësorë. I rikujtoj Tom Doshit se ai është përdorur ''mish për top'' më 21 janar dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi si mercenar i Edi Ramës''- tha Berisha mes të tjerash.
Mbrëmjen e djeshme pati një moment tensioni mes disa personave në protestë që zgjati disa sekonda. Versus.al

