POLITIKË /

Shkarkimi i Anuela Ristanit, reagon Kryeministria: Nuk ka vend për interpretime! Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës!

Në reagim thuhet se ushtrimi i mandatit të Veliajt nuk është vetëm një e drejtë e tij si i zgjedhur, por edhe një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit.

Shkruar nga Versus

Shkarkimi i Anuela Ristanit, reagon Kryeministria: Nuk ka vend për

Kryeministria ka reaguar pas vendimit të firmosur nga burgu të Erion Veliajt për shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Zëdhënësja e Kryeministrisë, Manjola Hasa, ka deklaruar se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në reagim thuhet se ushtrimi i mandatit të Veliajt nuk është vetëm një e drejtë e tij si i zgjedhur, por edhe një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit.

“Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimi i mandatit nga ana e vet, nuk është një e drejtë thjesht e tij si i zgjedhur, po është një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Kryeministria e konsideron situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës si një pasojë të drejtpërdrejtë të faktit që kryebashkiaku ndodhet në qeli, duke e cilësuar mënyrën e funksionimit të institucionit si një situatë absurde.

Reagimi

Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimi i mandatit nga ana e vet, nuk është një e drejtë thjesht e tij si i zgjedhur, po është një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit, e cila cënohet përditë me pasoja jo të papërfillshme në mbarëvajtjen e punëve dhe shërbimeve të Bashkisë Tiranë.

Ky është opinioni i kryeministrit dhe kjo është një çështje e respektimit të Kushtetutës e të vullnetit të zgjedhësve, tek e cila kryeministri nuk sheh hapësirë për interpretime nga askush.

Sa për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë –  një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë./Versus.al

 

Poll