
Akadaemiku i njohur, Artan Fuga nëpërmjet një shkrimi të tij në rrjetet sociale foli për sistemin politik të qeverisjes në Shqipëri. Sipas tij, vendi ynë ka sistemin më të keq të cilin e quajti ''republika kryministrore''.
Më tej shtoi se për vendin tonë, forma më e mirë do të ishte mbretëria kushtetuese sepse të paktën nuk do të shkatërrohej kombi në këtë mënyrë. Ndërsa sistemin aktual e konsideron 'hipokrizi' sepse sipas tij kryeministri ka pushtetin absolut mbi Kuvendin dhe çdo institucion tjetër. Më tej shtoi se kryeministri nuk e mendon dorëheqjen kur e sheh veten si ''Zot të vendit'', por duhet hequr.
Shkrimi i plotë i Fugës:
Cili është modeli më i keq i qeverisjes? Kur debatohet për politikën shkencërisht kjo nuk bëhet me pasione që komandojnë arsyen.
Duhet parë sistemi politik i qeverisjes. Ne kemi nga modelet më të këqija, pavarësisht se kush është në qeverisje dhe kush dëshiron të vijë. Pa ndryshuar atë me disa veprime të shpejta, drama do të përsëritet! Pasi e keqja ikën, vjen përsëri! Humbasim edhe një gjysëm shekulli tjetër. Popujt e tjerë përparojnë.
Cili është modeli ynë: Republika kryeministrore. Më e tmerrshmja, më veselia, më e korruptueshmja.
Mbretëria kushtetuese ka të mirën se për kreun e shtetit nuk bëhej luftë ku qentë hanë njeri-tjetrit apo e kafshojnë duke e cfilitur kombin. Mbreti mbret!
Shqipëria do mbretëri, por nuk ka njeri për mbret! Kjo është puna!
Edhe diktatura e zbutur në formën e një autoritarizmi është më e mirë sepse në të sundimi i njëshit të paktën shprehet sinqerisht dhe njerëzit nuk hallakosen kot. E mbledhin mendjen. Diktatori të paktën nuk le të fortët e çdo lagjeje të të shtypin. Nga lagja në lagje duhet të negociosh kushtetutën e lagjes kur janë të fortët në demokraci.
Edhe republikat presidenciale me dy dhoma janë shumë më të mira sepse presidenti nuk bën dot çfarëdo dhe nuk e bën dot si njërën dhe tjetrën dhomë, pra parlamentin dhe senatin bashkë, duke i futur të dyja në thes.
Edhe perandoria është më e mirë sepse pushteti është larg andej nga kararumelia, a roma....
Kanuni, nuk ishte keq, sido të ishte më mirë se republika kryeministrore ishte! Ca vlera ruheshin, besë e fe!
Kurse republika kryeministrore është veç të tjerash hipokrite sepse kryeministrin e bën perandor dhe nga ana tjetër thuhet se është kryeministër. Se gjoja ka parlament që e kontrollon, por parlamenti futet i gjithi në xhep.
Edhe ka pushtet absolut, pra ka marrë vendime në kokë të tij, dhe duhet ta diskutojë këtë pushtet çdo katër vjet: kjo çdo kryeministër e fut në krizë, e bën të mos mendojë veçse për fundin e pushtetit, dhe të mos lërë gur për mandatin tjetër.
Prandaj, nuk ka dorëheqje. Ka dorëheqje kur kryeministri është nëpunësi kryesor i administratës, kaq. Ikën pa qeder.
Por ku është zot i vendit? Kur ka marrë vendime individuale që kushdo të vijë pas tij do t'i kërkojë llogari!!! Të japë dorëheqje? As bëhet fjalë!
Nuk dorëhiqet, e shumta mund të heqë dorë, ose t'ia heqin duarsh! Versus.al

