
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka komentuar protestat që zgjasin prej muajsh në vendin tonë dhe ndikimin e tyre në imazhin ndërkombëtar.
Në intervistën e dhënë për ''Albania News Cast'', ajo i konsideroi protestat ''demokratike'' dhe një të drejtë të popullit. Por theksoi se duhet patur kujdes me elementët antisemitik.
"Aseti më i mirë i Shqipërisë janë njerëzit e saj dhe ADN-ja e popullit shqiptar: toleranca, mikpritja dhe mirësjellja. Shqiptarët janë krenarë për historinë tonë të përbashkët dhe shpëtimin e hebrenjve. Por kur njerëzit shohin skena të tilla, pyesin ku mbeti kjo tolerancë.
Nëse një izraelit apo hebre nuk ndihet i sigurt të vijë këtu, kjo dëmton imazhin e Shqipërisë, jo të Izraelit," deklaroi Peleg.
Megjithatë, mes të tjerash ambasadorja nënvizoi se bëhet fjalë për një grup shumë të vogël individësh dhe se nuk ka asnjë dyshim për frymën e përgjithshme miqësore të popullit shqiptar. Versus.al

