POLITIKË /

Takimi me drejtuesit politikë në Pogradec, zbulohen diskutimet dhe porositë e Ramës

Shkruar nga Versus
Takimi me drejtuesit politikë në Pogradec, zbulohen diskutimet dhe
Momenti i mbërritjes së Ramës në takim

Që prej orës 11:30 të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e komisioneve parlamentare.

Fillimisht është folur për dokumentin “Besa” të cilin Rama e publikoi si kundërpërgjigjie ndaj protestave masive që përfshinë vendin. Ndërsa më tej gjatë takimit, Rama ka folur për rolin që duhet të marrë secili ministër, deputet apo drejtues në rang rajonal.

Ai kërkoi prej të pranishmëve ide sesi të përmirësohet marrëdhënia mes niveleve të ndryshme të pushtetit. Ndërkohë, në vilat qeveritare ditën e nesërme anëtarët e qeverisë pritet të prezantojnë bilancet e dikastereve të drejtojnë. Versus.al

Poll