
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagoi për mediat pas ndërprerjes së seancës së konstituimit të Kuvendit ku u gjuajt me vezë nga deputetët e opozitës. Kurti tha se nëse ky është çmimi që duhet të paguajë që opozita të ulet në tryezën e bisedimeve, atëherë është i 'lumtur' ta paguajë.
“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfundon atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, tha Kurti. Versus.al


