
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni që po zhvillohet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike të zëna.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
“Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë”, shkroi Rama, duke shoqëruar postimin me pamje nga aksioni në terren.
Procesi është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave të përbashkëta në funksion të qytetarëve, përmes krijimit të më shumë zonave të gjelbra, hapësirave për sport, argëtim dhe çlodhje në lagjet e kryeqytetit.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në korrik 2025 dhe, sipas deklarimeve të qeverisë, synon të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit./Versus.al

