POLITIKË /

Zemra dhe falënderime/ Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Do jesh një ndihmë e çmuar dhe në vazhdim!

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e falënderoi Salën për kontributin e saj në qeveri, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj gjatë detyrës si ministre.

Shkruar nga Versus
Zemra dhe falënderime/ Rama reagon pas dorëheqjes së Evis
Evis Sala/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e shoqëruar largimin e saj me një mesazh falënderimi dhe vlerësimi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e falënderoi Salën për kontributin e saj në qeveri, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj gjatë detyrës si ministre.

Rama theksoi se Sala do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar edhe në angazhimet e saj të mëtejshme ndërkombëtare.

“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj dha kontribut në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar”, shkruan Rama.

Në fund të reagimit, kryeministri e mbyll mesazhin me tone të ngrohta, duke i uruar ish-ministres suksese në vijim: “Urime dhe vetëm mbarësi, e dashur Evis”.

Poll