AKTUALITET /

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga të pandehurit e tjerë që zgodhën gjykimin e shkurtuar.

Shkruar nga Versus
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca
Plarent Ndreca

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në Gjykatën e Posaçme për procesin ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike në kohen kur mbante detyrën e sekretarit të përgjigjshëm të ministrisë së brendshme

Ndrecës i rrëzohet kërkesa për përjashtimin nga trupa gjykyese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga të pandehurit e tjerë që zgodhën gjykimin e shkurtuar.

Ndreca nëpërmjet avokatit të tij Ermal Yzeiraj kërkoi shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj çështje nga GJKKO.

Treshja gjykuese e ish deputetit është e përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, dhe prokurore e SPAK Dorina Bejko./Versus.al

Poll