AKTUALITET /

Bashkim Ulaj rrethon me tela me gjemba tokat në Rrjoll, banorët njoftojnë protestë kombëtare

Banorët e Rrjollit kanë njoftuar protestë kombëtare më 13 qershor në orën 11:00.

Shkruar nga Versus

Bashkim Ulaj rrethon me tela me gjemba tokat në Rrjoll, banorët

Pas Zvërnecit, telat me gjemba janë vendosur këtë herë në Rrjoll të Velipojës në kantierin ku po punohet për ndërtimin e resortit “Blue Borgo” nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Për këtë tokë, banorët e fshatit protestojnë prej muajsh, madje shumë prej tyre edhe janë dhunuar nga policia private e “Breçani Security” dhe jo vetëm. Me vendosjen e këtij gardhi, banorët pretendojnë se po u kufizohet mundësia që të shkojnë në pronat që i kanë të trashëguara prej brezash.

Duke e konsideruar këtë veprim si të paligjshëm, banorët kanë thirrur protestë kombëtare në Rrjoll më 13 qershor, ora 11:00.

Ndërkohë që vëmendja ishte e përqendruar tek Zvërneci për të cilën tanimë prej ditësh zhvillohen protesta masive në Tiranë ku kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit, duket se kompania e Ulajt ka gjetur momentin për të rrethuar me gardh tokën ku punohet për resortin e tij. Versus.al

Poll